Grupi i armatosur libanez tha se lëshoi dhjetëra raketa Fadi 1 dhe Wadi 2 për herë të dytë në bazën ajrore Ramat David të Izraelit.
Sulmet ishin në përgjigje të “sulmeve të përsëritura izraelite që synonin rajone të ndryshme libaneze dhe çuan në rënien e shumë martirëve civilë”, shtoi ai.
Më herët gjatë natës, ushtria izraelite tha se zbuloi 10 lëshime nga Libani dhe kapte shumicën e tyre. Mediat izraelite raportojnë se një person është plagosur lehtë në sulmin me raketa.
Siç është raportuar, sulmet e Hezbollahut erdhën pasi Izraeli pretendoi sulme në 400 vende që i përkisnin grupit në Libanin jugor. Shkëmbimi i zjarrit është më i madhi që nga fillimi i luftës në Gaza.