RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hezbollahu sulmon 4 pika ushtarake izraelite

hezbollahu-sulmon-4-pika-ushtarake-izraelite

Lëvizja Hezbollah njoftoi se ka kryer një sulm ndaj 4 pikave ushtarake të vendosura në kufirin izraelit nga jugu i Libanit, transmeton Anadolu.

Hezbollahu në një deklaratë në lidhje me sulmet e tij ndaj Izraelit tha se nga jugu i Libanit është kryer sulm me armë të përshtatshme kundër pikave ushtarake izraelite Shtula, Jardah, Al-Manara dhe Metula, të vendosura në kufi.

Sipas agjencisë zyrtare libaneze të lajmeve NNA, forcat izraelite kanë goditur zonën rreth qytetit Khiyam me predha artilerie që përmbajnë fosfor.

Në përleshjet mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut që nga 8 tetori 2023, humbën jetën 147 anëtarë të Hezbollahut, 28 civilë libanezë, 5 civilë izraelitë dhe 9 ushtarë izraelitë.

Related posts

SHBA dhe Koreja e Jugut nisin manovrat ushtarake

admin

“Duam të shohim gjak”: Liderët politikë dhe kolonët izraelitë bëjnë thirrje për hakmarrje kundër palestinezëve

Kushtrim Guraj

Paralajmërimi i Moskës, Lavrov: Rusia nuk dëshiron luftë bërthamore, por armët janë në gatishmëri 

admin