RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hiqet flamuri gjigant i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës

hiqet-flamuri-gjigant-i-ukraines-qe-ishte-i-vendosur-ne-qender-te-prishtines

Me të nisur pushtimi i Rusisë ndaj Ukrainës, Kosova në shenjë solidarizimi iu bashkua shteteve perëndimore që dënoi veprimet e shtetit rus duke i vendosur edhe sanksione.

Përveç kësaj, në qendër të qytetit për katër vjet qëndroi edhe një flamur gjigant i Ukrainës për të shprehur mbështetjen për luftën të cilën po e kalon.

Ky flamur është hequr të dielën. Heqja e tij është publikuar në rrjetet sociale nga qytetarët.

Një ditë më parë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, vizitoi Serbinë dhe zhvilloi takim me presidentin e saj, Aleksandar Vuçiq. Gjatë një konferenceje për media, Zelensky deklaroi se nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket njohjes së shtetësisë së Kosovës.

Kosova është prej vendeve që i ka dhënë mbështetje vazhdimisht Ukrainës prej kur ka nisur lufta me Rusinë në vitin 2022. Kosova pranoi të strehojë refugjatë ukrainas, nisi program për gazetarët ukrainas, i vendosi sanksione Rusisë dhe ofroi ndihmë humanitare dhe mjekësore.

Related posts

“Qeveria Kurti shkel rregullat”, Viola von Cramon: Ekzekutivit të Kosovës i mungon vullneti politik për t’u anëtarësuar në BE

admin

Presidentja e KE-së, Von der Leyen do të vizitojë Kievin

admin

Isa Mustafa i del në mbrotje Kurtit për këtë çështje

Muhamet Ramadani