RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Joe Biden po kalon një periudhë të vështirë, i biri zbulon detaje të dhimbshme…

joe-biden-po-kalon-nje-periudhe-te-veshtire,-i-biri-zbulon-detaje-te-dhimbshme…

Sëmundja e ligë që iu shfaq teksa mbështeste gjenocidin izraelit në Gaza

Kanceri i prostatës i ish-Presidentit të SHBA-së Joe Biden është përhapur në kockat e tij dhe po shkakton dhimbje të forta, tha djali i tij Hunter Biden në një intervistë me BBC.

“Kanceri është përhapur, është metastazuar në kockat e tij dhe më gjerë,” tha Hunter Biden për Neësnight të BBC-së, sipas një regjistrimi të publikuar në internet dje.

“Është shumë e dhimbshme dhe në shumë mënyra është shumë dobësuese,” shtoi ai.

Një zëdhënës i demokratit 83-vjeçar nuk donte të komentonte intervistën e Hunter Biden sot.

Në maj 2025, më pak se katër muaj pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë, Biden njoftoi se ishte diagnostikuar me një “formë agresive” të kancerit të prostatës dhe tha në atë kohë se kanceri ishte përhapur në kockat e tij.

Zëdhënësi i Biden tha në tetor se Biden po i nënshtrohej rrezatimit dhe terapisë hormonale.

Në kohën e zgjedhjeve të vitit 2020, Biden ishte personi më i vjetër i zgjedhur president i SHBA-së. Shëndeti i tij fizik dhe aftësitë mendore kanë qenë në qendër të vëmendjes gjatë mandatit të tij presidencial 2021-2025.

Në qershor, Biden mori pjesë në hapjen ceremoniale të bibliotekës presidenciale të Barack Obamës në Çikago. Nga viti 2009 deri në vitin 2017, ai ishte nënpresident i Obamës.

Kujtimet presidenciale të Bidenit janë planifikuar të publikohen më 17 nëntor.

Kujtojmë se viti i fundi i mandatit të tij të kaluar pati në sfond nisjen e një gjenocidi izraelit mbi Gazën, ku ai jo vetëm nuk bëri asnjë përpjekje për ta frenuar e ndaluar, por dhe e mbështeti atë, në shumë forma. Pikërisht në atë kohë iu shfaqën dhe shenjat e para të sëmundjes së ligë që tani po e ha së brendshmi. /tesheshi

Related posts

Kancelari gjerman: BE-ja duhet të ndërtojë partneritete me Turqinë, Indinë dhe Brazilin

RTI

Kryediplomati irakian mbërrin në Siri për vizitën e parë zyrtare që nga rrëzimi i Asadit

admin

Vazhdojnë reduktimet e rrymës, Blloku B2 nuk kthehet në fuqi deri më 1 shtator

admin