RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Kosova mbështet operacionin anti-narkotik të SHBA-së në Venezuelë

kurti:-kosova-mbeshtet-operacionin-anti-narkotik-te-shba-se-ne-venezuele

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova mbështet operacionin anti-narkotik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Venezuelë, i udhëhequr nga Presidenti amerikan Donald Trump.

Në një postim në Facebook, Kurti theksoi se mbajtja përgjegjëse e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave është thelbësore për suksesin e luftës kundër kësaj dukurie globale.

Ai nënvizoi se Kosova, si aleate strategjike e SHBA-së dhe NATO-s, ofron mbështetje të plotë në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe kundër, siç u shpreh, cenimit të vlerave demokratike perëndimore nga aktorë përfaqësues të kundërshtarëve të këtyre vlerave.

Kurti gjithashtu ritheksoi nevojën për rritjen e vëmendjes ndaj disa aktorëve rajonalë, të cilët, sipas tij, në vazhdimësi synojnë destabilizimin e sigurisë përmes veprimeve hibride, kriminale, terroriste dhe ushtarake, si në rajon ashtu edhe më gjerë.

Related posts

Politikani palestinez: Qeveritë perëndimore “bashkëpunëtorë” në krimet izraelite

admin

Iran, studentet që nuk respektojnë rregullin e shamisë nuk do të mund të shkollohen

Muhamet Ramadani

Mehaj fton të rinjtë të aplikojnë për pjesëtarë të operacioneve speciale të FSK-së

admin