RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hong Kongu regjistron ditën më të nxehtë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1884

hong-kongu-regjistron-diten-me-te-nxehte-qe-nga-fillimi-i-regjistrimeve-ne-vitin-1884

Hong Kongu regjistroi të dielën ditën më të nxehtë që nga fillimi i regjistrimeve meteorologjike në vitin 1884, raportoi media shtetërore, transmeton Anadolu.

Temperatura arriti në 36,9°C deri në orën 15:30 sipas kohës lokale, raportoi agjencia kineze e lajmeve Xinhua, duke cituar Observatorin e Hong Kongut.

Observatori ia atribuoi temperaturat ekstreme ajrit zbritës në periferi të tajfunit Dolphin.

Moti i nxehtë pritet të vazhdojë edhe gjatë dy ditëve të ardhshme, ndërsa në disa zona temperaturat mund të kalojnë 37°C.

Tajfuni Dolphin preku tokën të dielën pasdite në provincën Zhejiang të Kinës lindore.

Related posts

Gjermani, policia kryen bastisje në të gjithë vendin lidhur me trafikimin e emigrantëve sirianë

Muhamet Ramadani

Bislimi pas takimit në Bruksel: Pala serbe ishte e interesuar vetëm për Asociacionin

Muhamet Ramadani

BE-ja shpreh shqetësim për përshkallëzimin e dhunës në Izrael, Palestinë dhe Liban

Muhamet Ramadani