RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Prof. Ekrem Maqedonci emërohet ushtrues detyre i drejtorit të ShML “Medreseja Alauddin” – Prishtinë

prof.-ekrem-maqedonci-emerohet-ushtrues-detyre-i-drejtorit-te-shml-“medreseja-alauddin”-–-prishtine

Në ambientet e Shkollës së Mesme të Lartë “Medreseja Alauddin” në Prishtinë u zhvillua ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së ushtruesit të detyrës së drejtorit.

Në këtë ceremoni morën pjesë Myftiu i Kosovës, z. Naim Tërnava, Shefi i Arsimit për Arsimin e Mesëm të Lartë në Drejtorinë e Arsimit, z. Ridvan Islami, si dhe stafi i shkollës.

Me këtë rast, u shpreh mirënjohje dhe falënderim i sinqertë për z. Fadil Hasani për kontributin dhe përkushtimin e tij shumëvjeçar në edukimin e brezave dhe në udhëheqjen e shkollës. U vlerësua lart angazhimi dhe puna e tij në avancimin e proceseve edukativo-arsimore dhe në zhvillimin institucional të shkollës.

Detyrën e re si u.d. i drejtorit e pranoi Prof. Ekrem Maqedonci. U theksua se përvoja, profesionalizmi dhe vizioni i tij do të jenë vlerë e shtuar për shkollën, stafin dhe nxënësit.

Myftiu Tërnava, z. Islami dhe stafi i shkollës i uruan Prof. Maqedonci suksese në detyrën e re, duke i dëshiruar shëndet dhe mbarësi në angazhimin e tij.

Prof. Ekrem Maqedonci që nga viti 2010 është profesor në Medresenë e Mesme “Alauddin” në Prishtinë. Ai ka qenë anëtar i redaksisë së revistës “Dituria Islame” për dy mandate dhe ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme shkencore.

Studimet universitare i ka përfunduar në Universitetin Al-Az’har (tri vite në Damask, Siri, dhe vitin e katërt në Kajro, Egjipt), ndërsa studimet pasuniversitare i ka kryer në Universitetin e Jinanit në Tripoli, në drejtimin e Jurisprudencës Islame.

Shkollën e mesme e ka përfunduar në “Medresenë Alauddin” në Prishtinë, ndërsa shkollën fillore në vendlindjen e tij, në Sharban, Komuna e Prishtinës.

Shkurt 2026, Prishtinë

Related posts

Shefi i ushtrisë së Izraelit: Do ta gjejmë dhe shkatërrojmë liderin e ri të Hamasit

admin

Vriten dy ushtarë izraelitë në Bregun Perëndimor

admin

​OBSH paralajmëron çrregullim mendor tek rreth 10 milionë njerëz

admin