RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hovenier: Askush të mos harrojë atë që ndodhi në Reçak, mohimi i mizorive rihap plagët

hovenier:-askush-te-mos-harroje-ate-qe-ndodhi-ne-recak,-mohimi-i-mizorive-rihap-plaget

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në 24-vjetorin e Masakrës së Reçakut është shprehur se nuk duhet të harrohet nga askush ajo çfarë ka ndodhur atje ku u masakruan 45 civilë shqiptarë.

Ambasada amerikane ka shpërndarë në Facebook një pjesë të këtij fjalimi ku theksohet se mohimi i këtyre krimeve dhe glorifikimi i krimeve të luftës, kthen rajonin prapa.

“Mohimi i këtyre mizorive dhe glorifikimi i krimeve të luftës, çnderon kujtimin e të vdekurve, rihap plagët e të mbijetuarve dhe kthen rajonin prapa në përpjekjet drejt një konsolidimi demokratik dhe integrimi të plotë euroatlantik. Paqja dhe drejtësia vijnë nga një njohje me sy të qartë të krimeve të së kaluarës. Njohja e së kaluarës dhe së vërtetës është vetëm hapi i parë drejt drejtësisë”, ka thënë Hovenier.

“Askush të mos e harrojë apo mohojë atë që ndodhi, apo pse SHBA-ja dhe aleatët e saj dolën në mbrojtje të popullit të Kosovës. E mbaj mend mirë atë ditë. Si zyrtar i Misionit të SHBA-së në OSBE, përgjegjës për Kosovën në atë kohë, mora telefonatë nga shefi i misionit të verifikimit për Kosovën në atë kohë, ambasadori William Walker, menjëherë pasi u largua nga skena e tmerrit. Ishte i fokusuar në rekomandimet e tij për OSBE-në në reagim ndaj vrasjeve brutale të civilëve të pambrojtur. Në reagim ndaj kësaj mizorie dhe të tjerave, SHBA-ja, së bashku me aleatët e NATO-s, veproi për të mbrojtur civilët e pambrojtur në emër të paqes, lirisë dhe stabilitetit. Këto synime pasqyrojnë vlerat amerikane dhe perëndimore. Ne besojmë se të gjithë njerëzit, pa dallim etnike apo feje, meritojnë dinjitetin e të jetuarit të lirë dhe të siguritë”.

“Ne jemi të vetëdijshëm për përpjekjet për të rishkruar një histori shumë mirë të dokumentuar të kësaj masakre dhe për ta minimizuar apo shtrembëruar faktet rreth këtyre mizorive. Më lejoni të jem i qartë për angazhimin e SHBA-së ndaj të vërtetës. Siç tha presidenti Clinton atëherë, ne e konfirmojmë: ‘Ky ishte një akt i qëllimshëm i vrasjeve pa dallim për të mbjellë frikë në mesin e popullit të Kosovës’

Related posts

Një ekspert i OKB-së për të drejtat e njeriut do të vizitojë së shpejti Guantanamon

admin

Veriu ende nën tensione, serbët nuk lëvizin barrikadat e vendosura në Bënjak dhe Jarinje

admin

Ministria njofton se është kthyer furnizimi i rregullt me energji elektrike

admin