RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Bie një person nga një repart i spitalit në QKUK

bie-nje-person-nga-nje-repart-i-spitalit-ne-qkuk

Në mëngjesin e sotëm një person ka rënë nga një repart i spitalit në QKUK.

Si shkak i kësaj i njëjti ka pësuar lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth 09:30, kemi pranuar informatën se në QKUK në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë (repart i spitalit) dhe i njëjti ka pësuar lëndime trupore.”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti bënë të ditur se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë janë duke punuar për t’i sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.

“Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.”, thekson Ahmet.

Related posts

Oficerët amerikanë “shpërfillën” paralajmërimet e inteligjencës para sulmit vdekjeprurës ndaj shkollës në Iran

Muhamet Ramadani

Pavarësisht armëpushimit në Gaza, “më e keqja ende nuk është parë”: Paralajmëron drejtuesja e B’Tselem

Muhamet Ramadani

Senatori amerikan Chris Murphy kërkon marrëveshje me Iranin: Uashingtoni duhet të prioritizojë diplomacinë ndaj goditjeve ushtarake

Kushtrim Guraj