RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hovenier: Njohja e ndërsjellë Kosovë – Serbi, e pamundur aktualisht

hovenier:-njohja-e-ndersjelle-kosove-–-serbi,-e-pamundur-aktualisht

Gazetari, Tim Judah, i cili mbulon Ballkanin për “The Economist” në një shkrim të gjërë të publikuar me titullin “A do të përfundonjë ndonjëherë lufta e Kosovës?” ka intervistuar disa figura, në mesin e tyre edhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka thënë se është e mundur të arrihet një marrëveshje Kosovë – Serbi.

Ai ka thënë se synimi përfundimtar është njohja e ndërsjellë, por sipas tij, aktualisht kjo nuk është e mundur.

“Për fat të keq kjo nuk është e mundur aktualisht, por sfidat e sotme mund të tejkalohen. Nëse e sheh këtë marrëveshje, këtë punë si hap i përkohshëm drejt asaj…atëherë ka mundësi reale”, i ka thënë Hovenier gazetarit Tim Judah.

Judah ka treguar se derisa Hovenier është shprehur më optimist për marrëveshje, i tillë nuk është treguar edhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

“Tensionet kurrë nuk kanë qenë më të larta në 20 vjetët e fundit; mosbesimi kurrë nuk ka qenë më i thellë”, ka thënë Lajçak.

Related posts

Escobar të martën në Tiranë

rezart morina

OKB: Bota po paguan një çmim të madh për varësinë nga karburantet fosile

admin

Pendarovski në vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe

admin