RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hoxha: Për 25 vite Policia e Kosovës shtyllë e mbrojtjes për qytetarët

hoxha:-per-25-vite-policia-e-kosoves-shtylle-e-mbrojtjes-per-qytetaret

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në ceremoninë festive të 25 vjetorit të themelimit, ka deklaruar se për 25 vite Policia është përballur më shumë sfida mbi të cilat ka triumfuar.

Sipas Hoxhes, policia në këto vite falë bashkëpunimit të saj me institucionet vendore dhe ndërkombëtare është shndërruar në model të suksesit për rajonin dhe më gjerë

“Për 25 vjet policia ka qenë shtylla kryesore e mbrojtjes së qytetarëve duke u përballur me sfida të panumërta, por duke triumfuar mbi to. Në këto 25 vjet policia e Kosovës, ka arritur një nivel të lartë të profesionalizmit dhe bashkëpunimit me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, duke qene një model i suksesit për rajonin dhe më gjerë. Kjo dëshmon se përmes përmes përkushtimit të vazhdueshëm, trajnimeve dhe avancimit të njohurive ne mund të ndërtojmë institucione që i shërbejnë me ndershmëri dhe efikasitet qytetarëve tanë”, ka theksuar ai.

Po ashtu, Hoxha, ka thënë se me qëllim të respektimit të diversitetit gjinor dhe etnik, policia e Kosovës i kushton rëndësi të madhe proceseve të rekrutimit, duke inkurajuar si femrat ashtu edhe minoritetet të i bashkohen këtij institucioni.

Ai, në fund ka falënderuar të gjithë stafin për kontributin e dhënë për siç ka thënë në bërjen e Policisë së Kosovës, forcë të respektuar dhe të besuar nga qytetarët./

Related posts

Vritet një grua në Ferizaj

rezart morina

Moldavia thotë se nuk po synon të anëtarësohet në NATO – VIDEO

admin

SHBA dënon sulmin ndaj Shtëpisë Turke në New York, e cilëson “vandalizëm”

admin