RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetTurqi

Komandanti i KFOR-it pret në takim ministrin turk

komandanti-i-kfor-it-pret-ne-takim-ministrin-turk

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, të premten ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.

Ulutash dhe Hakan, kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë si dhe për aktivitetet e KFOR-it nën mandatin e OKB-së.

“Ata shkëmbyen mendime mbi zhvillimet e fundit të sigurisë, duke përfshirë aktivitetet e KFOR-it nën mandatin e tij të OKB-së. Gjeneralmajor Özkan Ulutaş theksoi kontributin e gjatë të Turqisë për KFOR-in dhe për stabilitetin rajonal”, bëhet e ditur në njoftimin e KFOR-it në Facebook.

Ndryshe, ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, gjatë ditës ka takuar edhe homologen e tij në Kosovë, Donika Gervallën si dhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani

Related posts

Shkupi renditet i dyti në Evropë për ndotjen e ajrit

Muhamet Ramadani

Ditëve në vijim do të ketë lëvizje të shtuar të trupave dhe automjeteve të KFOR-it

admin

Zelenskyy: Përdorimi i armëve perëndimore për të sulmuar Rusinë është vetëm çështje kohe

admin