Organizata Human Rights Watch (HRW) njoftoi se liderët afrikanë kanë mbetur të pamjaftueshëm në parandalimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut kundrejt civilëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në Raportin Botëror 2023 të publikuar nga HRW, përfshihen shkeljet e të drejtave në Afrikë.
Sipas raportit, ku vihet në dukje se liderët afrikanë kanë mbetur të pamjaftueshëm në parandalimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut në të gjithë kontinentin, theksohet “Liderët afrikanë kanë dështuar përballë abuzimeve të përhapura të forcave qeveritare dhe grupeve të armatosura kundrejt civilëve dhe nuk i kanë dhënë përparësi të mjaftueshme kërkesave për drejtësi të viktimave”.
Në të gjithë kontinentin dhuna, grushtet e shteteve dhe konfliktet e armatosura kanë penguar mbizotërimin e ligjit, njoftohet në raportin ku vendet në të cilat janë regjistruar shkelje të të drejtave të njeriut për shkak të konflikteve janë renditur si Republika Demokratike e Kongos, Kameruni, Etiopia, Mali, Mozambiku, Burkina Faso dhe Sudani i Jugut.
Ndër të tjera, në raport qeveritë e tranzicionit në Çad dhe Sudan janë akuzuar për pengesën e kritikës dhe opozitës paqësore politike, ndërsa në vendet si Ruanda, Burundi, Uganda dhe Zimbabve thuhet se është vërejtur presion mbi shtypin dhe opozitën.