RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Human Rights Watch”: Iz’raeli përdori fosfor të bardhë në 17 zona të Libanit

“human-rights-watch”:-iz’raeli-perdori-fosfor-te-bardhe-ne-17-zona-te-libanit

Organizata “Human Rights Watch” (HRW) raportoi se Izraeli në sulmet e tij ndaj Libanit që nga tetori i vitit 2023 ka përdorur municione që përmbajnë fosfor të bardhë në 17 rajone, përfshirë 5 vendbanime, transmeton Anadolu.

Në raportin dhe deklaratën e publikuar në faqen e HRW-së thuhet se përdorimi i fosforit të bardhë nga Izraeli në Liban rrezikoi jetën e civilëve dhe shkaktoi zhvendosjen e tyre.

HRW, e cila ekzaminoi 47 imazhe të ndryshme nga jugu i Libanit dhe intervistoi 8 qytetarë libanezë, njoftoi se ata konfirmuan se municioni i fosforit i përdorur nga Izraeli ishte shpërthyer në të paktën 17 zona në rajonin kufitar të Libanit, 5 prej të cilave janë vendbanime me popullsi të dendur.

Raporti, i cili përfshinë deklaratën e Ministrisë libaneze të Shëndetësisë, theksonte se 173 persona janë lënduar për shkak të përdorimit të fosforit të bardhë. Kryetari i Bashkisë Bustane, një prej këtyre rajoneve, emri i të cilit nuk u bë i ditur, tha se 2 persona në rajon u shtruan në spital pas municionit me fosfor të bardhë të përdorur më 15 tetor 2023.

Ramzi Kaiss, i cili punon si studiues në Departamentin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut të HRW-së dhe shqyrton shkeljet e të drejtave të njeriut në Liban, tha: “Përdorimi i municioneve me fosfor të bardhë nga Izraeli që shpërthen në ajër në zonat e populluara dëmton civilët dhe shkakton zhvendosjen e civilëve nga shtëpitë e tyre”.

Izraeli, i cili ka vazhduar sulmet në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, ka pasur përleshje gjithashtu me Hezbollahun libanez në kufirin verior.

Në këto përleshje u raportua se humbën jetën 325 anëtarë të Hezbollahut, 65 civilë libanezë, 19 të Lëvizjes Amal, 13 të Hamasit, 15 anëtarë të Xhihadit Islamik, 14 ushtarë izraelitë dhe 10 civilë izraelitë.

Related posts

Arrestohet një person, dyshohet se përvetësoi mbi 2 milionë euro duke mashtruar qytetarët

rezart morina

Largohen mbeturinat përreth xhamisë së ‘4 Llullave”, imami Husamedin Abazi: Hedhja e tyre në rrugë është mëkat

admin

BM: Rusisë po i mbarojnë rezervat e municioneve

admin