”Human Rights Watch” (HRW) ka akuzuar forcat e armatosura ruse për torturimin e të burgosurve të luftës dhe civilëve në Ukrainë.
”Intervistat e kryera me dhjetëra njerëz në rajonet e pushtuara jugore të Kherson dhe Zaporizhia zbuluan 42 raste në të cilat forcat ruse ose kishin zhdukur civilët ose i kishin arrestuar ata në mënyrë arbitrare”, tha HRW.
Disa nuk kishin pasur kontakt me botën e jashtme dhe shumë ishin torturuar.
Dy nga tre robërit e luftës kishin vdekur.
”Forcat ruse i kanë kthyer zonat e pushtuara të Ukrainës Jugore në një humnerë frike dhe paligjshmërie të egër”, tha Yulia Gorbunova, studiuese në ”Human Rights Watch”.
“Tortura, trajtimi çnjerëzor, si dhe ndalimi arbitrar dhe mbyllja e paligjshme e civilëve, janë ndër krimet e dukshme të luftës që ne kemi dokumentuar dhe autoritetet ruse duhet t’i japin fund abuzimeve të tilla menjëherë dhe të kuptojnë se ata mund dhe do të mbajnë përgjegjësi”, theksoi ajo. /atsh