Humanisti kosovar, Halil Kastrati, është shpërblyer me “Çmimin e Mirësisë” të cilin ja ndau presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i akorduar nga Fondacioni i Dijanetit të Turqisë (TDV), transmeton Anadolu.
Humanisti Kastrati, i cili është drejtues i shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit” me seli në Prizren, por edhe me qendra në qytetet tjera të Kosovës, në rrjetet sociale njoftoi lajmin duke shprehur “ndjenë, obligim dhe motivim” për çmimin e marrë në Ankara.
“Ndihem i nderuar dhe i priviligjuar të marr sot ‘Çmimin e Mirësisë’ nga presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i akorduar nga Fondacioni i Dijanetit të Turqisë. Duke e ndjerë këtë çmim obligim dhe motivim për punët në misionin tonë, këtë çmim ia dedikoj të gjithë donatorëve të shoqatës sonë”, shkroi Kastrati.
Ai tutje për nderimin e bërë falënderoi presidentin Erdoğan, kryetarin e Dijanetit të Turqisë, Ali Erbaş, drejtorin e përgjithshëm të Fondacionit të Dijanetit të Turqisë, Izani Turan.
“Mëshironi në Tokë që të mëshiroheni nga Qielli. Bamirës Zoti kurrë mos ju humbtë”, shkroi Kastrati në reagimin e tij pas ceremonisë.
Kastrati njihet për veprimtarinë e tij humanitare në trojet shqiptare dhe në diasporë. Ai bashkë me ekipin e “Jetimat e Ballkanit” ka ndërtuar mijëra shtëpi dhe ka mbështetur financiarisht shumë qytetarë të sëmurë për shërim në Kosovë dhe jashtë vendit.