RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hungaria nuk do të mbështesë planin e ndihmës së BE-së për Ukrainën

hungaria-nuk-do-te-mbeshtese-planin-e-ndihmes-se-be-se-per-ukrainen

Hungaria ka bërë me dije se nuk do të mbështesë planin e Bashkimit Evropian për t’i dhënë Ukrainës miliarda dollarë ndihmë buxhetore vitin e ardhshëm, tha kryeministri Viktor Orban.

Duke folur në një konferencë në Budapest, Orban tha se ndërsa Hungaria dënon agresionin e Rusisë dhe mbështet popullin ukrainas, por ai nuk është i gatshëm të vendosë interesat e Ukrainës para atyre të vendit të tij.

Plani i ndihmës do të sigurojë 17 miliardë euro për Ukrainën vitin e ardhshëm në pagesa të rregullta për të ndihmuar në funksionimin e objekteve të saj të energjisë dhe kujdesit shëndetësor, si dhe për të financuar pagat dhe skemat e pensioneve.

Refuzimi i Hungarisë për ta miratuar atë kërcënon të prishë plotësisht planin pasi ndryshimet në rregullat e buxhetit të BE-së kërkojnë miratimin unanim të vendeve anëtare.

Orban, i parë gjerësisht si aleati më i afërt i presidentit rus Vladimir Putin në BE, gjithashtu ka kundërshtuar me zë të lartë sanksionet e bllokut kundër Moskës për luftën në Ukrainë, megjithëse në fund ai ka votuar pro vendosjes së tyre.

Dega ekzekutive e BE-së, Komisioni Evropian, tha se ndihma për Ukrainën do të përfshinte kredi me kushte jashtëzakonisht të favorshme me vlerë rreth 1.5 miliardë euro çdo muaj, duke filluar nga janari 2023. Ukraina nuk do të duhet të rimbursojë fondet për të paktën një dekadë dhe vendet anëtare të BE-së do të mbulojnë kostot e interesit.

Komisioni synon të marrë hua paratë në tregjet e kapitalit duke përdorur peshën e kombinuar të 27 vendeve për të siguruar kushte më të favorshme. Një pjesë e përpjekjeve do të përfshinte ristrukturimin e një pjese të buxhetit afatgjatë të BE-së dhe kjo kërkon miratimin unanim të vendeve anëtare.

Related posts

Sulmi ndaj policëve në veri, Prokuroria kërkon paraburgimin e të dyshuarit

admin

FOTOLAJM/ Mijëra peshq mbulojnë portin turistik grek, ekspertët tregojnë arsyen e ngordhjes së tyre

admin

FOTO/ Pas aksidentit me helikopter ku vdiq presidenti, qeveria e Iranit zhvillon mbledhje urgjente, në karrigen bosh ku ulej Ebrahim Raisi u vendos…

admin