RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hungaria ofron territorin e saj si rrugë për eksportet e grurit ukrainas

hungaria-ofron-territorin-e-saj-si-rruge-per-eksportet-e-grurit-ukrainas

Hungaria ka ofruar territorin e saj si rrugë për eksportet e grurit ukrainas për shkak të ndërprerjes së rrugëve të zakonshme përmes Detit të Zi të shkaktuar nga pushtimi i Rusisë, ka thënë ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto.

Këtë propozim Szijjarto e ka bërë në një takim të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, raportoi Reuters të hënën.

Ai gjithashtu ka thënë se nuk pret asnjë ndërprerje në furnizimet me gaz rus në Hungari.

është ndër vendet anëtare të Bashkimit Evropian që ka refuzuar t’i mbështesë sanksionet e BE-së ndaj gazit rus.

Në fillim të muajit qershor, BE-ja ka miratuar paketën e gjashtë të sanksioneve të bllokut ndaj Rusisë.

Sanksionet përfshijnë një ndalim të pjesshëm të naftës, ku blloku ra dakord të ndalojë importin e naftës ruse të sjellë me anije – që përbën pjesën më e madhe të saj – por do të vazhdojë të importojë përmes tubacioneve. /koha

Related posts

Shkon në mbi 200 numri i rasteve të reja me COVID-19

admin

Fermerët grekë që protestojnë bllokojnë pikën kufitare Greqi-Turqi

RTI

Profil/ Krah Kamala Harris si kandidat i demokratëve për zëvendëspresident, kush është Tim Walz

admin