RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Huthit e Jemenit: Kemi goditur një anije britanike në Gjirin e Adenit

huthit-e-jemenit:-kemi-goditur-nje-anije-britanike-ne-gjirin-e-adenit

Huthit të mbështetur nga Irani në Jemen njoftuan se kanë goditur anijen britanike LYCAVITOS në Gjirin e Adenit në jug të vendit, raporton Anadolu.

Zëdhënësi ushtarak i Huthive, Yahya Seri deklaroi se anija britanike LYCAVITOS, e vendosur në Gjirin e Adenit në jug të Jemenit, u godit nga një “raketë e përshtatshme detare”.

Duke thënë se sulmi është kryer në mbështetje të popullit palestinez, Seri theksoi se janë në proces të marrjes së masave shtesë për t’iu përgjigjur sulmeve të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe ndaj Jemenit.

Ende nuk ka informacione për pasojat e sulmit. Huthit njoftuan gjithashtu se forcat amerikane dhe britanike ndërmorën dje sulmin e dytë në qytetin Hudaydah, në Jemenin perëndimor.

Sipas televizionit “Al-Mesira”, i lidhur me Huthit, SHBA-ja dhe Britania kryen dy sulme në rajonin Al-Cebbane të qytetit Hudaydah në bregun e Detit të Kuq.

Related posts

Shtyhet konkursi për aplikim në FSK deri më 23 janar

admin

Një korridor i ri ekonomik planifikohet të lidhë Turqinë me Gjirin përmes Irakut

admin

OKB kritikon Anglinë: Duhet ta rimendojë dëbimin e azilkërkuesve në Ruandë

admin