RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Huthit shprehin solidaritet me Iranin dhe paralajmërojnë vendet që strehojnë forca amerikane

huthit-shprehin-solidaritet-me-iranin-dhe-paralajmerojne-vendet-qe-strehojne-forca-amerikane

Ministria e Jashtme e drejtuar nga Huthit në Sana ka shprehur solidaritet me Iranin pas sulmeve të Shteteve të Bashkuara në territorin iranian.

Në një deklaratë të publikuar nga agjencia e lajmeve Saba, e kontrolluar nga Huthit, ministria tha se sulmet amerikane nuk do ta dobësojnë vendosmërinë e Iranit.

Sipas deklaratës, Teherani ka të drejtë të përgjigjet ndaj sulmeve amerikane, duke e cilësuar kundërpërgjigjen e Iranit si një të drejtë legjitime sipas ligjit ndërkombëtar.

Huthit akuzuan SHBA-në se po e shtyn rajonin drejt një përshkallëzimi të mëtejshëm dhe thanë se Uashingtoni mban përgjegjësi për pasojat, së bashku me vendet që e mbështesin.

Ministria paralajmëroi gjithashtu vendet që strehojnë forca amerikane, duke thënë se ato mund të përballen me “pasoja”.

Sipas Huthive, regjimet që lejojnë përdorimin e territoreve të tyre si baza për sulme amerikane “duhet të paguajnë çmimin”. /mesazhi

Related posts

Dënohet me 42 burgime të përjetshme p*rdhunuesi serial, mes ‘viktimave’ edhe një vajzë 9-vjeçare

admin

Një muaj paraburgim ndaj zyrtarit policor për marrje ryshfeti

admin

Sulmet izraelite në Gaza, të paktën 40 të vrarë në një ditë

Muhamet Ramadani