RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump kërcënon Iranin me shkatërrim total pas sulmeve amerikane

trump-kercenon-iranin-me-shkaterrim-total-pas-sulmeve-amerikane

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar Iranin me sulme edhe më të fuqishme nëse Teherani hakmerret ndaj sulmeve të fundit të Shteteve të Bashkuara.

Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump tha se nëse Irani kundërpërgjigjet, do të goditet sërish “në një nivel shumë më të fortë dhe më të lartë”.

“Kur të përfundojë, do të mbetet shumë pak nga Republika Islamike e Iranit”, shkroi Trump.

Deklaratat e tij vijnë pasi presidenti amerikan u pyet nëse po shqyrton mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore kundër Iranit. Trump e cilësoi pyetjen si “budallallëk” dhe mohoi se po e konsideron një mundësi të tillë.

Megjithatë, kërcënimet e fundit të tij tregojnë se administrata amerikane është e gatshme të përshkallëzojë më tej përballjen me Iranin nëse ky i fundit ndërmerr veprime hakmarrëse.

Trump i ka cilësuar sulmet amerikane ndaj Iranit si të “justifikuara” dhe ka paralajmëruar se çdo kundërpërgjigje iraniane do të pasohet nga një reagim shumë më i ashpër i SHBA-së. /mesazhi

Related posts

Kthimi në Shqipëri i Baki Goxhajt, fjalët e para të vlonjatit “në përballje” me Izraelin

Muhamet Ramadani

U aksidentua me motoçikletë, vdes një person në Rahovec

admin

Fillojnë hetimet për vdekjen e nxënësit që ra në lumin e Gadimes

Kushtrim Guraj