RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

I burgosuri për fajde ikë nga QKUK, suspendohen nga puna dy zyrtarë të SHKK-së

i-burgosuri-per-fajde-ike-nga-qkuk,-suspendohen-nga-puna-dy-zyrtare-te-shkk-se

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pezulluar nga puna dy zyrtarë të këtij institucioni, pasi sot në mëngjes ka ikur një i burgosur.

Lajmin e ka konfirmuar SHKK, i cili ka njoftuar se i burgosuri L.Xh., ishte i akuzuar për fajde.

Ky i fundit ka ikur sot rreth orës 06:30, nga Reparti i Hematologjisë, sipas njoftimit të SHKK-së.

“Lidhur me rastin janë pezulluar nga puna dy zyrtarë korrektues, ndërsa është njoftuar edhe policia. SHKK ka filluar hetimet për të zbuluar se si ka ndodhur rasti dhe do t’ju mbajë të informuar”.

Related posts

Turqia bllokon qasjen në Instagram! Vendimi vjen dy ditë pas…

admin

Përmbytjet në Greqi, dëmet e shkaktuara vlerësohen deri në 5 miliardë euro

admin

Avokati i Aurona Pelajt: Ende s’janë kryer hetimet, ajo mund të ketë ikur në Gjermani

admin