RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

I ftohti i acartë i merr jetën një foshnje në Khan Younis, në jug të Gazës

i-ftohti-i-acarte-i-merr-jeten-nje-foshnje-ne-khan-younis,-ne-jug-te-gazes

Një foshnje njëmuajshe ka ndërruar jetë të enjten, si pasojë e të ftohtit të acartë në zonën Mawasi të Khan Younisit, në jug të Rripit të Gazës.

Burime mjekësore bënë të ditur se foshnja, e quajtur Said Abedin, humbi jetën për shkak të temperaturave të ulëta dhe mungesës së kushteve minimale për ngrohje.

Sipas burimeve, rasti pasqyron gjendjen e rëndë humanitare në Gaza, veçanërisht për fëmijët dhe familjet e zhvendosura që jetojnë në tenda të dobëta dhe të papërshtatshme për motin e ftohtë.

Banorët e Gazës po përballen me mungesë strehimi dhe shërbimesh mjekësore, si dhe me mungesë të mjeteve të ngrohjes për shkak të mungesës së karburantit, në një kohë kur rajoni po goditet nga një valë moti të ftohtë, me erëra të forta dhe reshje shiu. /mesazhi

Related posts

Sulmi ndaj automjetit të vëzhguesve të OKB, UNIFIL: Shënjestrimi i paqeruajtësve është i papranueshëm

Muhamet Ramadani

A po e minon Gjermania integrimin europian? Greqia e shqetësuar për kontrollet kufitare, rritet frika për një efekt domino brenda BE nëse vendet anëtare ndjekin të njëjtin shembull

admin

Zyrtarët e Iranit dhe Libisë diskutojnë për rihapjen e ambasadës iraniane në Tripoli

Muhamet Ramadani