RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 73-të

protesta-ne-tirane-hyn-ne-diten-e-73-te

Protesta në Tiranë ka hyrë në ditën e 73-të, ndërsa qytetarët janë mbledhur sërish në sheshin “Skënderbej” për të vijuar më pas marshimin drejt Kryeministrisë.

Tubimi u shoqërua me thirrje për ndryshime politike dhe me përsëritjen e qëndrimit se protestuesit nuk do të tërhiqen pa u plotësuar kërkesat e tyre.

Thirrja kryesore e protestuesve vijon të jetë drejtuar kryeministrit, “Jep dorëheqjen!”, ndërsa në qendër të protestës janë vendosur kërkesat për ndryshime të thella politike dhe largimin e asaj që ata e cilësojnë si “klasa e vjetër politike”.

Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit vijuan me marshimin në disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit, duke ndjekur itinerarin e përdorur edhe në protestat e mëparshme, raportojnë mediat e Shqipërisë.

Me thirrje dhe pankarta kundër klasës politike, protestuesit deklaruan se do të vijojnë aksionin e tyre deri në përmbushjen e kërkesave.

Related posts

HRW: Instagram dhe Facebook zbatojnë censurë sistematike ndaj postimeve pro Palestinës

Muhamet Ramadani

O’Brien: S’do ta lejojmë përsëritjen e Banjskës

Muhamet Ramadani

He’zbollahu ka nisur sulm me ra’keta në veri të Iz’raelit

admin