RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

I gjenden në stallë të bagetive rreth 60 kilogramë marihuanë, arrestohet 28-vjeçari në Skenderaj

i-gjenden-ne-stalle-te-bagetive-rreth-60-kilograme-marihuane,-arrestohet-28-vjecari-ne-skenderaj

Një 28-vjeçar është arrestuar në fshatin Vajnik të Skenderajt.

Policia bën të ditur se në shtëpinë e tij, janë gjetur 59 kilogramë substancë narkotike, të tipit marihuanë.

“Pas hetimeve paraprake dhe veprimeve të ndryshme policore, sot më 15.08.2023, rreth orës 16:20, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia e Mitrovicë Jugu, të asistuar nga njësi tjera policore (DHTNj, NjRSH, zyrtarë policorë nga SP Skenderaj) dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, ka realizuar një kontroll në fshatin Vajnik të Skenderajt, në shtëpinë dhe objektet tjera përcjellëse të të dyshuarit: E.A., (viti ilindjes 1995, mashkull kosovar).”

“Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe konfiskuar këto dëshmi: 59 (pesëdhjetë e nëntë) kilogram e 973 (nëntëqind e shtatëdhjetë e tre) gram, dyshohet të jetë substancë narkotike e llojit marihuanë, dy peshore digjitale, një mbështjellës – foli e tejdukshme dhe një telefon”, thuhet në njoftim.

I dyshuari me vendim të Prokurorit të Shtetit shkon në ndalim policor deri në 48 orë.

Related posts

Më shumë se 700.000 fëmijë ukrainas u dërguan në Rusi, sipas Moskës

admin

Djali 5-vjeçar dhe babai i tij kthehen në Minesota pas lirimit nga ICE

RTI

“Ne vetëm rrimë dhe qajmë”: pacientët me kancer në Gaza po vdesin duke pritur trajtim

admin