Një i mitur ka vdekur në Viti si pasojë e therjes me thikë nga një i mitur tjetër, raporton teve1.info
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka thënë se deri më tani nuk ka më shumë informata rreth rastit.
“Po është e vërtetë. Mundem veç me e konfirmu për momentin dyshohet se një person ka ndërrua jetë si pasoj e therjes me mjet të mprehtë, një person është arrestua menjëherë pas ngjarjes, që të dy janë të mitur edhe viktima dhe i dyshimti”, ka thënë Hashani.