RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

I vazhdohet paraburgimi serbit që sulmoi KFOR-in në veri, tjetri lirohen nën dorëzaninë e 30 mijë eurove

i-vazhdohet-paraburgimi-serbit-qe-sulmoi-kfor-in-ne-veri,-tjetri-lirohen-nen-dorezanine-e-30-mije-eurove

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj të dyshuarit D.O., kurse të dyshuarit tjetër R.P., masa e paraburgimit i është zëvendësuar me masën e dorëzanisë në vlerë prej 30 mijë euro.

Dy të pandehurit dyshohen për përfshirje në sulme ekstreme të dhunshme me mjete shpërthyese, ndaj ushtarëve të KFOR-it, policisë dhe gazetarëve në veri, shkruan Lajmi.net.

Lajmin për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj dy të lartpërmendurve, e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, gjykatësi i procedurës paraprake, Musa Konxheli.

Lidhur me zëvendësimin e masës së paraburgimit me atë të dorëzanisë për të dyshuarin R.P., gjykatësi Konxheli tha se ka dhënë pëlqim edhe vetë Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas propozimit të mbrojtjes së të dyshuarit.

Ndryshe, më 31 maj 2023, Gjykata Themelore në Prishtinë ua kishte caktuar masën e paraburigmit në kohëzgjatje prej një muaji dy të dyshuarve.

Në njoftim, thuhej se R.P dhe D.O dyshohen se kanë bashkëkryer veprën penale “Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, nga neni 127, paragrafi 2 lidhur me nenin 114, paragrafi 2 dhe nenin 31 të KPRK–së, “Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”, nga neni 167, paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK –së, “Sulmi ndaj personit zyrtar” nga neni 402, paragrafi 5 lidhur me pagagrafin 1 lidhur me nenin 31 të KPRK –së dhe veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi” nga neni 404, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Related posts

Gjermania dënon djegien e Kuranit në Suedi

admin

Erdogan i ofron ndihmë Putinit për zgjidhjen e konfliktit në Zaporizhzhia

admin

OBSH: Pandemia tjetër po na troket në derë, duhet të na gjejë të përgatitur

rezart morina