RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

I vihet zjarri një veture me targa të Serbisë në veri

i-vihet-zjarri-nje-veture-me-targa-te-serbise-ne-veri

Një tjetër veturë me targa të Serbisë i është vënë zjarri të shtunën në veri të vendit.

Bëhet fjalë për një veturë të tipit “Volkswagen Sharan” që ka qenë e parkuar në rrugën “Ivo Lola Ribar” në afërsi të shtëpisë së pronarit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.

“Policia ka marrë njoftimin për zjarrin rreth orës pesë të mëngjesit kur edhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku paraprakisht kishin arritur zjarrfikësit” tha Elshani.

Ai ka bërë të ditur se ende nuk dihen motivet dhe se hetimet po vazhdojnë.

Mujave të fundit veturat të shumta janë djegur në veri të vendit, edhe ato me targa “RKS”.

Së fundmi një muaj më parë ishin djegur dy vetura private me targa “RKS” në Zubin Potok.

Rastet më të shpeshta të djegies së veturave në veri kanë ndodhur në kohën kur qytetarët serbë kanë nisur konvertimin e targave të tyre nga ato që lëshohen nga Serbia në RKS.

Kjo pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që mos lejojë qarkullimin e veturave me targa ilegale të Serbisë brenda territorit të Kosovës.

Më 23 nëntor të vitit të kaluar, Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për të tejkaluar krizën rreth targave të makinave.

Deri atëherë, Kosova pati insistuar në riregjistrimin e të gjitha makinave me targave serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Mirëpo me marrëveshjen e nëntorit, Kosova është zotuar për heqje dorë nga masat ndëshkuese lidhur me targat, derisa Serbia është zotuar se nuk do të lëshojë më targa ilegale.

Related posts

Izraeli: Irani duhet të paguajë çmimin për “agresionin”

rezart morina

Media britanike: Shkodra, “Palermo e Shqipërisë”, nga aty nisen furgonët për në Angli

admin

UNDP – Tërmetet në Turqi gjeneruan deri në 210 milion ton rrënoja

admin