Presidenti amerikan, Joe Biden, i përlotur doli në skenën e Konventës Kombëtare Demokratike të hënën mbrëma në Çikago, teksa u prit me brohoritjen “Faleminderit, Joe”. Bideni në fjalimin e tij hapës të Konventës ka thënë se ka dhënë më të mirën për Amerikën dhe se zgjedhja e zëvendëspresidentes, Kamala Harris, për ta zëvendësuar si kandidate