RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vajza e Sanduloviqit bën homazhe në Prekaz

vajza-e-sanduloviqit-ben-homazhe-ne-prekaz

Klara Sanduloviq, e bija e politikanit serb Nikola Sanduloviq, ka bërë homazhe në Prekaz të shtunën. “Të respektojmë që të mos përsëritet ma”, shkruan në mesazhin që ajo ka lënë te varri i Blerina Jasharit.

Javë më parë, Sanduloviq, kryetar i Partisë Republikane Serbe, ishte arrestuar dhe ka pretenduar se është rrahur nga shërbimi sekret serb pikërisht se pati bërë homazhe muaj më parë te varret e familjes Jashari. Në fletarrestin ndaj tij thuhej se ai kishte nxitur urrejtje kombëtare, racore e fetare, duke e përmendur rastin kur ai pati bërë homazhe te varrezat e Jasharëve.

“Babai im është i vetmi politikan serb që promovon paqen dhe prosperitetin në këtë vend dhe politika e tij bazohet në falje dhe paqe. Vitin e kaluar ai erdhi në këtë vend dhe shprehi ngushëllimet e tij për të gjitha viktimat e pafajshme që u vranë gjatë luftës. Dhe ky ishte një akt shumë paqësor dhe qeveria serbe arriti në përfundimin se ky ishte krim dhe kjo ishte gjuhë e urrejtjes, kështu që vendosa të bëhesha njëjtë kriminel si babai im dhe vendosa të vij këtu dhe të shpreh ngushëllimet e mia për të gjitha viktimat e paligjshme. Dhe t’ia shprehi brezit tim që ne duhet të ndalojmë urrejtjen dhe duhet të falim njëri-tjetrin dhe gjithashtu duhet të kërkojmë falje dhe që gjëra të tilla që ishin në të kaluarën të mos përsëriten dhe asnjë fëmijë të mos vritet në të ardhmen”, ka deklaruar e bija e politikanit pasi bëri homazhe.

Tutje Klara Sanduloviq ka thënë se tash pret reagimin e Qeverisë serbe për veprimin e saj.Ndërsa nënkryetari i Partisë Republikane në Serbi, Mihajlo Todiq, ka përsëritur kërkimfaljen e Sanduloviqit duke thënë se Ballkani Perëndimor meriton paqe dhe se popujt në të duhet të pajtohen e të kthehen kah e ardhmja.

Related posts

Studentët kosovarë të diplomuar në Türkiye u takuan në Prizren

rezart morina

Instituti Amerikan për Studimin e Luftës paralajmëron: Rusia po përgatitet për një ofensivë të gjerë, por mund të parandalohet nëse…

admin

Gjetja e arsenalit të armëve në veri, sasia e konfiskuar dhe deklaratat e ministrit Sveçla e drejtorit Hoxha

RTI