RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

IAEA: Situata në Zaporizhzhya është potencialisht e rrezikshme

iaea:-situata-ne-zaporizhzhya-eshte-potencialisht-e-rrezikshme

Situata e përgjithshme centralit të Zaporizhzhya-s po bëhet gjithnjë e më e paparashikueshme dhe potencialisht e rrezikshme, deklaroi drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) Rafael Grossi.

”Jam jashtëzakonisht i shqetësuar për rreziqet reale të sigurisë dhe sigurisë bërthamore me të cilat përballet termocentrali”, theksoi Grossi.

“Ne duhet të veprojmë tani për të parandaluar kërcënimin e një aksidenti të rëndë bërthamor dhe pasojat e tij për popullsinë dhe mjedisin. Ky objekt i madh bërthamor duhet të mbrohet”, theksoi ai.

”Vazhdoj t’u bëj thirrje të gjitha palëve që të angazhohen për të arritjen e këtij qëllimi jetik. IAEA do të vazhdojë të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar në sigurimin e sigurisë bërthamore”, përfundoi ai. /atsh

Related posts

Kuvendi votoi qeverinë teknike me Talat Xhaferin kryeministër

rezart morina

Suedi: Qeveria nxjerr ushtrinë në rrugë pas konfliktit të përgjakshëm mes bandave

rezart morina

Peskov: Lufta nuk do të marrë fund nëse Ukraina bllokon bisedimet

admin