Termocentralet bërthamore të Ukrainës janë të gjitha për t’u inspektuar nga vëzhguesit ndërkombëtarë, thotë Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), ndërsa shqetësimet rriten për aksidentet mes sulmeve të përsëritura ajrore ruse që synojnë infrastrukturën energjetike të vendit.
Drejtori i IAEA-së, Rafael Grossi tha se stafi i agjencisë së tij do të vizitojë objektet ukrainase në Khmelnytskyi dhe Rivne, si dhe në objektin e braktisur të Çernobilit.
”Po bëhen përgatitjet dhe së shpejti do të shkojnë inspektorët”, tha ai.
Frika për sigurinë bërthamore ka qenë në rritje pasi sulmet e fundit ruse shënjestruan linjat e energjisë dhe gjeneratorët.
Inspektorët ka të ngjarë të fokusohen në sistemet teknike dhe planet e emergjencës në objekte.
Inspektorët janë tashmë në Zaporizhia, e cila është në një zonë nën kontrollin rus. /atsh