RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ibrahim Kalın në krye të Shërbimit Informativ Kombëtar të Turqisë

ibrahim-kalin-ne-krye-te-sherbimit-informativ-kombetar-te-turqise

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan emëroi Ibrahim Kalın në krye të Shërbimit Informativ Kombëtar të Turqisë (MIT).

Drejtoria për Komunikim në Zyrën e Presidentit të Turqisë njoftoi se në krye të MIT-it është emëruar Kalın, i cili është zëdhënës i Presidentit turk që nga viti 2014.

Si emër i njohur në skenën politike turke, 51-vjeçari Kalın mban postin e nënkryetarit të Këshillit për Siguri dhe Politikë të Jashtme të Presidencës turke që nga viti 2018 dhe kryekëshilltar i Erdoğanit.

Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë. Pasi fitoi zgjedhjet më 28 maj, Erdoğan zbuloi kabinetin e tij të ri pas një inaugurimi në kryeqytetin Ankara të shtunën.

Hakan Fidan, i cili më parë shërbeu si kreu i MIT-it, u emërua ministër i ri i Jashtëm i Turqisë.

Related posts

Asamblistët e Listës serbe pritet të zëvendësohen nga Iniciativa Qytetare në veri të Mitrovicës

admin

Rama pezullon nga puna dy inspektorë dhe zyrtarin përgjegjës për punishten në rrugën “Don Shtjefën Kurti”

RTI

Turqi, roboti pa pilot që shpëton jetë nga mbytja në brigjet e Antalya-s

admin