RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

IHH-ja në zonat e prekura nga tërmetet vepron me mbi 7 mijë aktivistë

ihh-ja-ne-zonat-e-prekura-nga-termetet-vepron-me-mbi-7-mije-aktiviste

Ushqimi, strehimi dhe veshmbathja janë vetëm disa nga fushat e shumta ku veprojnë aktivistët e Fondacionit të Ndihmës Humanitare për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, në provincat e prekura nga tërmetet e 6 shkurtit.

Fondacioni i Ndihmës Humanitare për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) operon në provincat e prekura nga tërmetet të 6 shkurtit me qendër në Kahramanmaraş me 7,021 aktivistë të kërkim-shpëtimit dhe ekipe të ndihmës.

Sipas deklaratës së bërë nga IHH-ja, aktivitet humanitare vazhdojnë në provincat e prekura nga tërmetet.

Brenda një muaji pas tërmetit, IHH-ja operoi me 7.021 punonjës kërkim-shpëtimi dhe vullnetarë të ndihmës nxorën nga rrënojat 3.028 viktima dhe persona të lënduar.

Në kuadër të punës së ekipeve të ndihmës emergjente, ndihma është dërguar në rajonet e tërmeteve.

Gjithashtu, vijon puna për vendosjen e 1.100 kontejnerëve.

Gjatë kësaj kohe, IHH-ja ka shpërndarë ushqime të ngrohta dhe mbi 5,5 milionë bukë për gati 2 milionë njerëz në rajonet e tërmetit, 900 kamionë me ndihma, 2.650 çadra, 230.729 batanije, 1.857 218 shishe ujë, mijëra pako higjienike, 657.116 rroba, 34.366 ushqime për fëmijë, 116.267 pelena, 2.284.662 ushqime, 260.927 mallra, 34.950 pako ushqimore dhe 1.230 tonë karburant.

Related posts

Erdoğan dhe shefja e Komisionit Evropian diskutojnë hapat për të forcuar lidhjet BE-Turqi

admin

Degradon pjesëtari i Policisë së Kosovës, Driton Fondaj: Muslimanët munden sh…rr të devës me pi dhe mu kfjell!

RTI

Grupi Houthi i Jemenit “bisedime konstruktive” me BE-në për sigurinë e Detit të Kuq

rezart morina