RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

IKD-ja e vlerëson joparlamentare sjelljen në sesionin pranveror të Kuvendit: Katrahurë

ikd-ja-e-vlereson-joparlamentare-sjelljen-ne-sesionin-pranveror-te-kuvendit:-katrahure

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se Kuvendi i Kosovës filloi sesionin pranveror në vitin 2023 pa diskutuar në Kryesinë e Kuvendit mbi Programin e Punës për sesion dhe pa e miratuar atë në seancë plenare si dhe nuk miratoi kalendarin e punimeve njëmujore, ashtu siç kërkohet me Rregulloren e Kuvendit.

Në një raport të tij, IKD ka thënë se sesioni pranveror u karakterizua nga mungesa e vazhdueshme e kuorumit në seancat parlamentare. “Nga totali i seancave të rregullta, 41% e tyre u përcollën me më së paku dy vazhdime dhe më së shumti me katër vazhdime. Këto vazhdime të seancave morën epilog final vetëm dy ditë para përfundimit të sesionit pranveror, 27 korrik 2023”.

Me mungesa është përcjellë edhe Kryesia e Kuvendit, kryesisht nga bojkoti i njoftuar nga ana e dy nënkryetarëve të dy grupeve parlamentare opozitare. Po ashtu, Kryesia e Kuvendit vazhdon të mos jetë e kompletuar për arsye të mos propozimit të nënkryetarit nga ana e Listës Serbe, raportoi IKD.

Ndërkaq, ka theksuar se ka pasur injorim të Kuvendit nga ministrat e Qeverisë.

“Në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit, ata kanë munguar gjatë parashtrimit të pyetjeve parlamentare. Këtu prijnë Zv. Kryeministrja Donika Gërvalla-Schëarz, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe Ministri i Mjedisit, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. Krahas kësaj shkeljeje, edhe Kryetari i Kuvendit ka vazhduar të mos e zbatojë Rregulloren e Kuvendit sa i përket dhënies së vërejtjeve ndaj anëtarëve të Qeverisë dhe Kryeministrit kur ata mungojnë dhe nuk e njoftojnë Kryetarin për mungesën e tyre gjatë parashtrimit të pyetjeve nga deputetët. Në asnjë nga seancat plenare, siç kërkohet me Rregulloren e Kuvendit, Kryetari i Kuvendit nuk ka tërhequr vërejtje publikisht, për kabinetin qeveritar për qasjen mospërfillëse ndaj Kuvendit dhe deputetëve”, thuhet në raport.

IKD-ja ka vlerësuar se puna e Kuvendit është përcjellë me joefikasitet, ku mbi 70% e projektligjeve janë përcjellë nga një seancë në tjetrën.

Instituti vë në theks edhe gjuhën joparlamentare të përdorur nga anëtarët e Qeverisë dhe deputetët.

“Në disa raste, anëtarët e qeverisë përdorën gjuhë seksiste ndaj deputetëve, pastaj fjalët tradhtar, hipokrit, mashtrues, gënjeshtar, rrenc janë fjalët që janë përmendur nga anëtarët e qeverisë dhe deputetët, fjalë të cilat nuk përkojnë me gjuhën parlamentare dhe standardet minimale të sjelljes parlamentare”.

Related posts

Rakiq: Vuçiq mendon se duhet të hiqen barrikadat

admin

Ministri Hoxha takon homologun e Maqedonisë së Veriut

admin

Kroacia deporton emigrantët në Bosnje

admin