RTV AHIRETI
Shëndetësi

Ilaç i ri premtues për trajtimin e migrenës

ilac-i-ri-premtues-per-trajtimin-e-migrenes

Një ilaç i ri për trajtimin e migrenës po cilësohet premtues pas përfundimit të një studim klinik në shkallë të gjerë, duke u ofruar shpresë njerëzve që nuk mund të përdorin opsionet aktuale për trajtim.

Ilaçi – ubrogepant – tregoi norma më të mëdha të lirimit të dhimbjes dhe lehtësimit të simptomave nga migrena në krahasim me placebo-n.

Më shumë se 20% të pjesëmarrësve raportuan që pas konsumimit të ilaçit ishin pa dhimbje brenda dy orësh dhe më shumë se 34% panë lehtësim të simptomave më të bezdisshme të lidhura me migrenën, të cilat përfshijnë ndjeshmëri ndaj dritës dhe zhurmës. Kjo krahasuar me 14% dhe 27%, përkatësisht, nga placebo.

“Të kesh ubrogepant si një ilaç i ri i mundshëm për trajtimin akut të migrenës do të sigurojë një risi shumë të nevojshme për një sëmundje që prekë miliona njerëz,” tha Dr Richard B. Lipton, drejtor i Qendrës për dhimbje koke Montefiore në New York, i cili drejtoi studimin e botuar të martën në revistën mjekësore JAMA.

Ubrogepant aktualisht është në pritje të miratimit nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-ve

Related posts

Udhëzime të reja për shëndetin e zemrës, ja se çfarë duhet të dini

admin

A mos jemi duke shpenzuar para kot me vitamina?

admin

Këto ushqime mund të kontribuojnë në kocka më të forta dhe dhëmbë më të shëndetshëm, përfshijini ato në dietën tuaj

Muhamet Ramadani