RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ilham Aliyev bëri betimin për mandatin e ri si president i Azerbajxhanit

ilham-aliyev-beri-betimin-per-mandatin-e-ri-si-president-i-azerbajxhanit

Ilham Aliyev u betua për mandatin e ri si president i Azerbajxhanit gjatë një ceremonie në kryeqytetin Baku të mërkurën, raporton Anadolu.

Kreu i Gjykatës Kushtetuese të Azerbajxhanit, Farhad Abdullayev e ftoi Alijevin të bëjë betimin në Asamblenë Kombëtare pasi gjykata konfirmoi zyrtarisht fitoren e tij në zgjedhjet e parakohshme të javës së kaluar, thuhet në deklaratën e Presidencës së Azerbajxhanit.

Deklarata thekson se Aliyev bëri betimin duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e vendit, duke u betuar se do t’i përmbahej asaj gjatë kryerjes së detyrave të tij si dhe do të “mbrojë pavarësinë e shtetit dhe integritetin territorial dhe se do t’i shërbejë popullit me dinjitet”.

Më pas Aliyev vendosi dorën mbi Kuran, librin e shenjtë musliman, duke treguar se ai “do t’i qëndrojë besnik dhe do të respektojë vlerat dhe traditat kombëtare dhe morale që janë ngritur nga populli i Azerbajxhanit për shekuj”.

Azerbajxhani është zyrtarisht shtet laik, por popullsia e tij është kryesisht muslimane. Aliyev, i cili ka qenë president i Azerbajxhanit që nga viti 2003, u rizgjodh për mandatin e pestë në detyrë më 7 shkurt me mbi 92 për qind të votave.

Related posts

Një muaj paraburgim për ish-kandidatin e AAK-së për asamblistë dhe tre të tjerët që u kapën me drogë në Prizren

admin

Rënie rekord e konsumit në Gjermani

admin

Presidentja e KE-së, Von der Leyen do të vizitojë Kievin

admin