RTV AHIRETI
Shëndetësi

Imazhet e ngjashme me ato në paketat e cigareve ndihmojnë në uljen e konsumit të mishit

imazhet-e-ngjashme-me-ato-ne-paketat-e-cigareve-ndihmojne-ne-uljen-e-konsumit-te-mishit

Studiuesit nga Universiteti Durham zbuluan se vendosja e imazheve dhe paralajmërimeve me shkrim për ndikimin e kultivimit të mishit në ngrohjen globale i dekurajonte njerëzit që të zgjidhnin opsionet e mishit.

Ata testuan një sërë paralajmërimesh, duke përfshirë ato për ndryshimet klimatike, rreziqet shëndetësore dhe madje edhe pandemitë e ardhshme, te njerëzit që hanë vakte të nxehta të stilit të mensës.

Kur shoqërohen me një fotografi, paralajmërimet reduktuan përzgjedhjen e vakteve të mishit nga 7% në 10%, sipas rezultateve të studimit.

Ai tha: “Arritja e zeros neto është një prioritet për kombin dhe planetin. Meqenëse etiketat paralajmëruese tashmë janë treguar se reduktojnë pirjen e duhanit, si dhe pirjen e pijeve me sheqer dhe alkoolit, përdorimi i një etikete paralajmëruese në produktet që përmbajnë mish mund të na ndihmojë ta arrijmë këtë nëse futet si politikë kombëtare.”

Për studimin, i cili do të publikohet në revistën shkencore “Appetite”, 1.001 të rritur që hanë mish u ndanë në katër grupe – me tri grupe të paralajmëruara dhe grupit tjetër jo.

Një etiketë tregonte një zonë të shpyllëzuar, me tym fabrike në distancë dhe tekstin që thoshte: “Ngrënia e mishit ndikon në ndryshimin e klimës”.

Pjesëmarrësve iu kërkua të merrnin 20 vendime të veçanta për zgjedhje të ndryshme vaktesh – për shembull, një zgjedhje midis makaronash me mish, makarona me peshk, makarona vegjetarianë, dhe makarona vegane.

Më pas ata u pyetën për qëllimet e tyre të ardhshme për të blerë dhe ngrënë opsionet e vakteve, si dhe se sa tërheqëse dukeshin vaktet dhe sa ankth-provokuese dhe të besueshme ishin etiketat.

“Shtimi i etiketave paralajmëruese në produktet e mishit mund të jetë një mënyrë për të reduktuar këto rreziqe për shëndetin dhe mjedisin.” /SkyNews

Related posts

Nëse jeni konsumes të këtyre ilaçeve, mundohuni të shmangni sa më shumë diellin

admin

Si ta luftoni bakterin “Escherichia coli”?

admin

Mjaltë me kanellë, si të bëni vetë antibiotikun natyral

Muhamet Ramadani