RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Indi, pezullohen 141 deputetë që kërkuan debat për rrezikimin e sigurisë në parlament

indi,-pezullohen-141-deputete-qe-kerkuan-debat-per-rrezikimin-e-sigurise-ne-parlament

Të paktën 141 deputetë opozitarë u pezulluan nga Parlamenti i Indisë pasi ndërprenë punimet e seancës në vazhdim duke kërkuar diskutime dhe deklaratën e qeverisë për rrezikimin e sigurisë në parlament javën e kaluar, transmeton Anadolu.

“Po bëhet një spastrim i plotë në mënyrë që të miratohen projektligjet pa ndonjë debat kuptimplotë dhe në mënyrë që deputeti i BJP (Partia Bharatiya Janata) që mundësoi hyrjen e dy shkelësve në Lok Sabha (Dhoma e Ulët) më 13 dhjetor, të shpëtojë pa u dënuar”, shkroi në X Jairam Ramesh, udhëheqësi i lartë i Kongresit Kombëtar Indian i cili është në mesin e deputetëve të pezulluar.

Javën e kaluar, dy persona arritën të hyjnë në parlamentin indian dhe të ndezin një bombolë tymi në Dhomën e ulët ndërsa deputetët ishin në seancë. Autoritetet indiane ngritën akuza për terrorizëm kundër 4 të dyshuarve në lidhje me rrezikimin e sigurisë. Për këtë rast janë arrestuar 6 persona.

Qeveria ka refuzuar thirrjet për debat parlamentar dhe në vend të kësaj ka urdhëruar hetim mbi incidentin, i cili përkoi me 22-vjetorin e sulmit vdekjeprurës në parlament në vitin 2001.

Related posts

Nga krimi i organizuar, droga e afërsia me Rusinë për destabilizim të Ballkanit – akuzat që rëndojnë mbi kreun e BIA-s

rezart morina

Kinë – Viktima dhe të zhdukur pas motit të keq

admin

Erdoğan do të vizitojë Rusinë për të zhvilluar bisedime me Putinin

admin