RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Veprimet e Netanyahut po radikalizojnë të rinjtë muslimanë në mbarë botën”

“veprimet-e-netanyahut-po-radikalizojne-te-rinjte-muslimane-ne-mbare-boten”

Ish-sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace deklaroi se Izraeli ka humbur terrenin e tij ligjor në Rripin e Gazës me “mllefin vrasës”, transmeton Anadolu.

Në artikullin që shkroi për gazetën “The Telegraph”, Wallace tha se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk mund ta shohë të ardhmen në planin afatgjatë.

Ai tha se “mbështet të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje por ndëshkimi masiv nuk është legjitim”.

“Besoj fuqishëm në përgjegjësitë tona sipas Konventave të Gjenevës dhe pres që të gjitha palët t’i respektojnë ato. Të ndjekësh Hamasin është legjitime, por shkatërrimi i shumicës së Gazës nuk është. Përdorimi i forcës proporcionale është legjitime, por ndëshkimi masiv dhe zhvendosja e dhunshme e civilëve nuk është”, tha Wallace.

Wallace paralajmëroi qeverinë izraelite për veprimet e saj. “Ne po hyjmë në një periudhë të rrezikshme në të cilën e drejta kryesore e Izraelit për vetëmbrojtje minohet nga veprimet e tij. Izraeli po bën gabimin duke humbur autoritetin e tij moral si dhe autoritetin e tij ligjor”, tha ai.

– “Nëse Netanyahu mendon se zemërimi i tij vrasës do t’i rregullojë gjërat, ai gabon rëndë”

Wallace theksoi se gabimi i Netanyahut ishte se ai i anashkaloi sulmet (më 7 tetor) në radhë të parë. “Por, nëse (Netanyahu) mendon se tërbimi i tij vrastar do t’i rregullojë gjërat, ai gabon rëndë. Metodat që ai përdor nuk do ta zgjidhin këtë problem. Në fakt, unë besoj se taktikat e Netanyahut do të nxisin konfliktin edhe për 50 vjet të tjera. Veprimet e tij (Netanyahut) po radikalizojnë të rinjtë muslimanë në mbarë botën”, deklaroi ai.

Ish-sekretari britani i Mbrojtjes nuk bëri thirrje drejtpërdrejt për armëpushim në Gaza. “Izraeli duhet të ndalojë këtë metodë brutale dhe pa dallim sulmi. Duhet të luftojë Hamasin ndryshe”, tha Wallace.

Duke e këshilluar Izraelin që të mësojë nga përvoja e Britanisë së Madhe në Irlandën e Veriut, Wallace tha: “Ashtu siç vjen dita pas nate, historia na tregon se pas shtypjes vjen radikalizimi”.

Wallace theksoi se ata po shqetësohen çdo ditë e më shumë duke parë ngjarjet në Gaza.

Related posts

Konjufca: Heroi Ilaz Kodra është ndër figurat më emblematike të UÇK

rezart morina

Lajçak takon Vuçiqin: Takimi i 15 majit mundësi e mirë për t’u dakorduar për hapat e ardhshëm

admin

Moderna njofton për përditësimin e vaksinës COVID-19

admin