RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Indi, ultra-nacionalistët kërkojnë që muslimanëve t’u ndalohet martesa me gra hindu

indi,-ultra-nacionalistet-kerkojne-qe-muslimaneve-t’u-ndalohet-martesa-me-gra-hindu

Qindra njerëz në Indi protestuan kundër martesës së muslimanëve me gra hindu, duke kërkuar miratimin e ligjeve që ndalojnë ndërrimin e fesë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një lajmi në NDTV, protestuesit mbajtën një protestë duke pretenduar se burrat muslimanë po i bindin gratë hindu të konvertohen në Islam përmes martesës.

Aktivistët e grupeve të krahut të djathtë, në tubimin në Mumbai brohoritën parulla kundër martesave muslimano-hindu, duke kërkuar sjelljen e ligjeve që ndalojnë ndërrimin e fesë dhe duke kërkuar që të ndalohet “grabitja e tokës në emër të fesë”.

Udhëheqësit dhe anëtarët e grupeve nacionaliste hindu “Rashtriya Swayamsevak Sangh” dhe Këshilli Botëror Hindus, të cilët akuzohen për nxitje të urrejtjes fetare kundër muslimanëve, morën pjesë në demonstratën e organizuar nga grupi ombrellë i organizatave të krahut të djathtë “Sakal Hindu Samaj”.

Related posts

Pamjet/ Shembet skena gjatë fushatës zgjedhore në Meksikë, 5 persona të vdekur dhe rreth 50 të plagosur

admin

Dixon hedh poshtë pretendimet e ZPS-së: S’ka prova, shikoni me kujdes dëshmitë e dhëna nga Serbia

Irfan Jahiu

Kisha Katolike e Francës kritikon parodinë e Darkës së Fundit në ceremoninë e Lojërave Olimpike

Muhamet Ramadani