Videoja e një mësuesje në Indi që iu kërkon nxënësve të dhunojnë shokun e tyre ka shkaktuar indinjatë në Indi. Në video, autenticiteti i së cilës është konfirmuar nga policia, shihet mësuesja e një shkolle private në shtetin Uttar Pradesh duke urdhëruar nxënësit që të godasin 7 vjeçarin se është mysliman.
“Pse e godet kaq butë? Goditeni më fort”, dëgjohet të thotë mësuesja. Më pas ajo kërkon nga nxënësit që ta godasin djalin edhe në trup, i cili fillon duke qarë për shkak të dhimbjeve. “Filloni ta godisni në shpinë. Fytyra e tij ka filluar të skuqet, goditeni në shpinë”, thotë më tej mësuesja.
Policia tha se mësuesja do të ndëshkohej, duke vënë në dukje se familja e djalit kishte ndërmarrë veprime ligjore kundër saj. “Mësuesja kishte thënë se nxënësit myslimanë, nënat e të cilëve nuk i kushtonin vëmendje të mjaftueshme mësimeve të tyre ishin të llastuar”, tha policia. /abcnews
“Hit him harder.”
A Hindu teacher in India instructed her students to slap a seven-year-old Muslim classmate in Uttar Pradesh.
The incident caused an outcry on social media and prompted a police investigation pic.twitter.com/zpsCOC6vSg
— TRT World (@trtworld) August 26, 2023