RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OBSH: Covid-19 ende një emergjencë globale, i nevojshëm menaxhimi i kujdesshëm

obsh:-covid-19-ende-nje-emergjence-globale,-i-nevojshem-menaxhimi-i-kujdesshem

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë të hënën se COVID-19 vazhdon të mbetet emergjencë globale shëndetësore, dhe se duhet menaxhim i kujdesshëm.

Por, kreu i OBSH-së, Tedros Ghebreyesus, ka thënë se janë optimistë se brenda vitit të ardhshëm situata do të jetë më stabile.

“Mbetemi optimistë se brenda vitit të ardhshëm bota do të hyjë në një fazë të re në të cilën shtrimet në spital nga COVID-19 do të ulen dhe vdekjet do të bien në nivelin më të ulët të mundshëm”, the Ghebreyesus.

Kreu i OBSH-së thekson rëndësinë se përpos pikës kalimtare që ndodhet, situata e COVID ka ende nevojë për një menaxhim të kujdesshëm.

“Pandemia ka të ngjarë të jetë në një pikë kalimtare që vazhdon të ketë nevojë për menaxhim të kujdesshëm për të kufizuar ndikimet e mundshme negative”, thekson ai.

Ndërsa shënohen tre vjet pas shpërthimit të pandemisë COVID-19, më shumë se 6.8 milionë njerëz kanë humbur jetën. /koha

Related posts

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

admin

Ekzekutohen pagesat e para për prindërit nga MASHT-i

Muhamet Ramadani

KFOR: Çdo vendim për hapjen e urës së Ibrit të diskutohet në Bruksel

admin