RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Venezuela dënon “gjenocidin dhe shfarosjen” e palestinezëve nga Izraeli

venezuela-denon-“gjenocidin-dhe-shfarosjen”-e-palestinezeve-nga-izraeli

Ministri i Punëve të Jashtme i Venezuelës, Yvan Gil, ka dënuar “gjenocidin dhe shfarosjen” e popullit palestinez që po kryhet nga Izraeli, transmeton Anadolu.

Në një konferencë të përbashkët për media në Moskë me homologun e tij rus, Sergey Lavrov, ministri Gil tha se zgjidhja e vetme për konfliktin është ndodhet në krijimin e një shteti palestinez të mbështetur nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

“Ne tashmë kemi bërë kërkesë për një armëpushim të menjëhershëm për të kaluar në negociata. Ne shohim se po kryhet shfarosja e popullit palestinez nga Izraeli. Dhe komuniteti ndërkombëtar nuk do ta tolerojë atë”, theksoi Gil.

Ai mbështeti marrëveshjet e arritura në samitin e fundit të përbashkët të Ligës Arabe dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC), si dhe kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar të “mobilizojë forcat e tij për të mbështetur popullin palestinez”.

Shefi i diplomacisë venezuelase tha se Izraeli përmes bombardimeve dhe sulmeve të spitaleve dhe infrastrukturës tjetër civile “çdo ditë shkel të drejtat e njeriut dhe legjislacionin ndërkombëtar”.

“Këtu nuk mund të ketë pyetje. Kjo politikë duhet të ndalet menjëherë. Është e nevojshme të hetohen dhe të dënohen autorët e krimeve të luftës dhe populli i Rripit të Gazës dhe Palestinës duhet të kenë të drejtën të ushtrojnë të drejtën e tyre për pavarësi dhe të fitojnë tokën e tyre”, tha Gil.

Related posts

Italia nën temeratura përvëluese nga jugu në veri

Muhamet Ramadani

Drenasi merr vendim, mësimi pezullohet deri më 14 janar

RTI

Eskalon në dhunë takimi mes serbëve dhe kosovarit të emëruar President në Këshillin Europian të Ndërtimit të Gjelbër

admin