RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Indonezianët përpiqen t’i rikthehen jetës normale pas përmbytjeve katastrofike

indonezianet-perpiqen-t’i-rikthehen-jetes-normale-pas-permbytjeve-katastrofike

Indonezia po punon për të rivendosur jetën normale në disa nga rajonet e saj më të goditura pas përmbytjeve katastrofike dhe rrëshqitjeve të dheut në pjesë të Azisë që lanë rreh 1.600 të vdekur dhe qindra të tjerë ende të zhdukur, raporton Anadolu.

Pamjet nga qarku Tanjung Pura në Regjencën Langkat në Sumatrën Veriore tregojnë banorët duke ecur nëpër rrugët e përmbytura në këmbë ose duke përdorur dërrasa prej druri.

Disa shihen duke transportuar motoçikletat e tyre mbi ujë në këto dërrasa prej druri, ndërsa shtëpitë dhe automjetet mbeten të zhytura mes përmbytjeve që kanë vazhduar për 12 ditë.

Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive (BNPB) përditësoi shifrat e saj nga katastrofa ekologjike që goditi qytetet Aceh, Sumatra Veriore dhe Sumatra Perëndimore më 25 nëntor.

Sipas BNPB-së, numri i konfirmuar i të vdekurve është rritur në 883, me një rritje prej 47 personash gjatë ditës së kaluar. Numri i personave të raportuar si të zhdukur është 520, ndërsa numri i të plagosurve është rritur në 42 mijë.

Related posts

Mbi 4 milionë njerëz të prekur nga përmbytjet në lindje të Indisë

Kushtrim Guraj

Emigranti musliman, viktimë e një policie që duket se e ka harruar misionin e saj…

RTI

Në prag të Lojërave Olimpike, Gjermania vendos kontrolle të përkohshme në kufi me Francën

admin