RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Të enjten betohen kryetarët e dy komunave Zveçan dhe Zubin Potok

te-enjten-betohen-kryetaret-e-dy-komunave-zvecan-dhe-zubin-potok

Kryetarët e zgjedhur në dy komunat veriore, Zubin Potok dhe Zveçan pritet të betohen të enjten (25 maj) në orën 10:00.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi.

Ai tha se data është caktuar më 25 maj me kërkesë të MAPL-së.

“Me kërkesë të MAPL-së është caktuar data 25 maj për betimin e kryetarëve në tre komunat veriore në objektet publike të komunave”, tha Gjoshi.

Siç merr vesh Telegrafi betimi i kryetari i të Zveçanit, Ilir Peci do të bëhet në shkollën fillore “Isa Boletini”, në Boletin.

Ndryshe, Ilir Peci nga radhët e PDK-së pritet të betohet si kryetar i Zveçanit, ndërsa Izmir Zeqiri po nga radhët e PDK-së, pritet të betohet si kryetar i Zubin Potokut.
Reklama

E, sa i përket kryetarit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Lulzim Hetemi ende nuk ka ndonjë informacion se kur pritet të jap betimin e tij.

Ndryshe, të premten e javës së kaluar, Erden Atiq është betuar si kryetar i Mitrovicës së Veriut.

Më 23 prill, në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale.

Sipas KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje fitoi garën për kryetar komune në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës fitoi në Zveçan dhe Zubin Potok.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë nuk mori pjesë në zgjedhje dhe u bëri thirrje qytetarëve serbë që ta bojkotojnë procesin zgjedhor.

Komunat në veri mbetën pa kryetarë nga nëntori i vitit të kaluar, kur përfaqësuesit serbë në atë zonë dhanë dorëheqje nga vendet e tyre të punës, për shkak të mospajtimit me një vendim të Qeverisë së Kosovës për ri-regjistrimin e makinave me targa ilegale serbe.

Related posts

Kanadaja ua ndalon hyrjen mbi 10.000 zyrtarëve të lartë të Gardës Revolucionare të Iranit

admin

Masakër në Sudan, të paktën 28 të vdekur pas sulmit me dron në treg, por numri i viktimave mund të rritet!

admin

Deputeti francez i bën thirrje qeverisë për sanksione kundër “Izraelit i cili po kryen gjenocid”

Muhamet Ramadani