Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Kujtim Shala, ka raportuar në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, lidhur me Platformën Vjetore të Politikës së Inteligjencës dhe Sigurisë (PVPIS).
Mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje në fillim të takimit. Përderisa pas mbledhjes kryetarja e Komisionit Ganimete Musliu do të mbajë konferencë për medie.