RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

INSTAT: 1 038 lindje më shumë sesa vdekje në 3 muajt e fundit 2023

instat:-1-038-lindje-me-shume-sesa-vdekje-ne-3-muajt-e-fundit-2023

Shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e katërt 2023 regjistron 1 038 lindje më shumë se sa vdekje.

Instituti i Statistikave publikoi raportin paraprak mbi treguesit demografik për tremujorin e katërt të vitit 2023, sipas të cilit numri i lindjeve për tremujorin e katërt 2023 është 5 857, duke shënuar një rënie me 7.6 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2022.

Numri i vdekjeve për tremujorin e katërt 2023 është 4 819, duke shënuar një rënie prej 10.5 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2022.

Në tremujorin e katërt 2023, shtatë qarqe të vendit regjistrojnë shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në pesë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë është negative.

Qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 833 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 139 vdekje më shumë se sa lindje.

Related posts

Italia e gatshme të dërgojë trupa shtesë në Kosovë

admin

Kurti viziton Mensën e Studentëve, në 43-vjetorin e demonstratave

rezart morina

Ministri izraelit i Ekonomisë do të garojë kundër Netanyahut në zgjedhjet partiake

admin6