RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Inteligjenca holandeze: Kina kërcënimi më i madh për sigurinë ekonomike të vendit

inteligjenca-holandeze:-kina-kercenimi-me-i-madh-per-sigurine-ekonomike-te-vendit

Kina është kërcënimi më i madh për sigurinë ekonomike të Holandës, paralajmëroi sot shërbimi i inteligjencës holandeze në vlerësimin e tij vjetor, që përfshinte spiunazh tregtar dhe investime sekrete.

Në lidhje me sulmin rus në Ukrainë, shërbimi i inteligjencës holandeze deklaroi se Rusia përfaqëson një kërcënim të madh për sigurinë kombëtare, raporton Reuters.

Shërbimi i Përgjithshëm i Inteligjencës dhe Sigurisë, i njohur me akronimin e tij AIVD, tha në një raport të vitit 2022 se ndërsa Holanda e konsideron Kinën një partner të madh tregtar, ambiciet e saj ushtarake po nxisin përpjekjet për të përvetësuar teknologjinë holandeze dhe perëndimore.

“Kompanitë kineze dhe institucionet arsimore janë partnerë të vlerësuar të institucioneve holandeze. Në të njëjtën kohë, ky vend përfaqëson kërcënimin më të madh për sigurinë ekonomike holandeze”, tha agjencia.

Sipas raportit, Kina përdor si investime legjitime, marrjen e korporatave dhe bashkëpunimin akademik, ashtu edhe spiunazhin e paligjshëm, të brendshëm, investime të fshehta dhe eksporte të paligjshme. /euronews

Related posts

Turqia shënon 62-vjetorin e masakrës së “Krishtlindjeve të Përgjakshme” ndaj turko-qipriotëve

admin

Peru, të paktën 13 mijë pelikanë të ngordhur në nëntor për shkak të gripit të shpendëve

admin

Gaza, vazhdon zhvarrosja e trupave të varrosur në oborrin e spitalit Al-Shifa

admin