RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ipeshkvi Dodë Gjergji thirrje për bashkim kombëtar dhe paqe në mesazhin e tij për Fitër Bajrami

ipeshkvi-dode-gjergji-thirrje-per-bashkim-kombetar-dhe-paqe-ne-mesazhin-e-tij-per-fiter-bajrami

Ipeshkvi Dodë Gjergji, në mesazhin e tij për Fitër Bajram, ka bërë thirrje për bashkim sa më të madh të kombit, sidomos në kohën për të cilën ai ka thënë se bota asnjëherë s’ka qenë më e rrezikuar.

Në vizitën në Bashkësinë Islame të Kosovës, Gjergji ka thënë se ky është moment i mirë për të festuar bashkë.

“Është një moment i mirë që të gjithë bashkë të festojmë. Edhe ne sikur katolikë jemi në kohën e kreshmës, në kohën e agjërimit, në kohën e reflektimit, në kohën e lutjes, në kohën e përmirësimit të marrëdhënies sonë me Zotin dhe me njëri-tjetrin. Kështu që shfrytëzoj rastin t’ju uroj të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë, pavarësisht besimit katolik apo mysliman, ortodoks apo diçka tjetër, ne të gjithë kemi paqen në radhë të parë në zemrat tona, harmoninë dhe lumturinë në familjet tona, mirëkuptimin, paqen dhe rendin e vlerave dhe rregullat në shoqërinë tonë. E mbi të gjitha, i ftoj të gjithë sa për t’u lutur për paqe në botë, sepse bota asnjëherë s’ka qenë më e rrezikuar sesa në këto momente kur ne edhe agjërojmë, edhe festojmë së bashku. Prandaj nuk më mbetet asgjë tjetër përveçse për ta thënë atë që e ka thënë i madhi Fishta: ‘Ne vërtet i festojmë Bajram e Pashkë secili sipas mënyrës së vet, por shqiptarinë e kemi bashkë dhe të ardhmen duhet ta ruajmë si të tillë”, ka thënë Gjergji para mediave.

Related posts

Gara e pagave/ Gratë kryesojnë në pozicionet drejtuese, por burrat dominojnë në 86% të profesioneve! Kategoritë me diferencat më të mëdha të rrogave

admin

Vdes ish-lideri i Perusë, Alberto Fujimori. Pak muaj më parë kishte dalë nga burgu, ishte dënuar për korrupsion

admin

Kongresi amerikan heq kushtet që vështirësonin shitjen e F-16 për Turqinë

admin